Mbi 30 familje në Fier pa ujë prej 3 ditësh: Lajmëruam autoritetet, pandemia e vështirëson situatën (VIDEO)

21 Gusht 2020, 14:07| Përditesimi: 21 Gusht 2020, 17:44

  • Share

30 familje në lagjen Liri të Fierit prej tre ditësh janë pa ujë të pijshëm. Më saktësisht janë dy pallate 5 katëshe, të cilët pas ankesës së bërë presin që uji i pijshëm të kthehet në çezmat e tyre.

Ata kanë lajmëruar ujsjellësin, por deri më tani asnjë nuk i është përgjigjur. Ata shprehen se mungesa e ujit në një kohë të tillë pandemia vështirëson gjithçka, pasi është i domosdoshëm për kushtet higjeno-sanitare.

"Kemi tre ditë pa ujë, nuk ka ndodhur ndonjëherë. Tani na erdhu uji i kuq. I njoftuam dhe erdhën na panë sahatet, por jo për të rregulluar ujin. Këto ditë kam blerë bidona me ujë për të dalë në banjo,"-shprehet një qytetar.

Ndërkohë një tjetër deklaron: "Ia dalim me të keq, duke blerë ujë. Kemi shkuar te ujësjellësi, por deri tani asgjë."

"U bënë tre dit pa ujë. Jemi mbi 20 familje dhe e kemi njoftuar ujësjellësin. Në një situatë të vështirë si kjo bëhet akoma më i domosdoshëm,"-thotë një tjetër banor.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?