Ushtarët kinez

Mbi 3 mijë ushtarë do marrin pjesë në stërvitjet ndërkombëtare në Kinë

14 Nëntor 2023, 11:51
  • Share

Mbi 3 mijë ushtarë po marrin pjesë në stërvitjet ndërkombëtare të paqes dhe miqësisë në qytetin Zhanjiang në provincën kineze të Guangdong, sipas një njoftimi të Ministrisë kineze të Mbrojtjes.

Sipas deklaratës së ministrisë, stërvitjet janë të mëdha. Përveç trupave kineze, në stërvitje marrin pjesë edhe pjesëtarë të ushtrisë së Malajzisë, Vietnamit, Laosit, Kamboxhias dhe Tajlandës.

Stërvitjet do të zgjasin deri më 22 nëntor dhe do të pasohen me aktivitete sportive dhe kulturore. Shumica e trupave kineze që marrin pjesë në stërvitje vijnë nga Komanda e Teatrit Jugor, ndërsa palët e tjera kanë dërguar trupa tokësore dhe anije të marinës në Kinë., raporton Tass.

Qëllimi i stërvitjes është praktikimi i aftësive në luftimin e terrorizmit dhe ruajtjen e sigurisë detare. Stërvitje të tilla thuhet se do të zhvillohen në Kinë për herë të parë.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?