Mbi 200 vaksina në ditë në ‘Air Albania’, më shumë po aplikohet doza e tretë

14 Dhjetor 2021, 18:58| Përditesimi: 14 Dhjetor 2021, 19:02

  • Share

Krahas qendrave shëndetësore, në pikën e vaksinimit në stadiumin 'Air Albania' cdo ditë ka qytetarë të moshave të ndryshme por më së shumti të moshuar që duan të vaksinohen.

Në një ditë kryhen mesatarisht 200 vaksinime , kryesisht për dozën e tretë.

“Një mesatare mund të jetë 150 deri në 200 vaksinime. Janë të gjitha grupmoshat kryesisht mosha e tretë e cila po bën dozën e tretë të vaksinës. Kjo ka qenë kërkesa më e lartë për dozën e tretë kryesisht duke qenë se dozat e para dhe të dyta janë më pak në numër", tha Ela Myrtaj, specialiste e Shëndetit Publik.

Qytetarë që paraqiten në këtë pikë vaksinim nuk ju duhet asnjë dokumentacion shtesë, veçse kartës së identitetit.

Mund të paraqiten më kartë identiteti pa asnjë referencë nga mjeku i familjes, kemi dhe doktoreshën këtu e cila është për konsultat për dozat e para vetëm. Qytetarët që paraqiten për dozat e treta kanë kartonin përkatës që përmban të dyja datat e vaksinimit si të dozës së parë dhe të dozës së dytë", tha Ela Myrtaj, Specialiste e Shëndetit Publik.

Pfizer vijon të mbetet vaksina më e kërkuar nga qytetarët.

“Janë të treja llojet e vaksinës, Pfizer, Astrazeneca dhe Sinovac. Kërkesë më të lartë ka për Pfizer, çdo grupmoshë e përfiton vaksinën Pfizer”, tha Ela Myrtaj, specialiste e Shëndetit Publik.

Që prej muajit janar e deri më sot më 42% e popullatës është vaksinuar me dy dozat e vaksinës ANTI-COVID ndërsa mbi 100 mijë persona kanë kryer edhe dozën e tretë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qobani: 15/12/2021 11:40

    Mos i pengoni nuset me i shpreh ndjenjat e dashunis,ato erdhën në përfundim se dashnia e gruas ndaj burrit ashtë aqë e madhe sa kari i tij,sevdaja tek ashtë vetëm te kari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?