Tifozët në stadium gjatë ndeshjes Vllaznia-Partizani

Masat anticovid, qindra tifozë në stadium gjatë ndeshjes me Partizanin, Komisioni i Disiplinës gjobit Vllazninë me vëtëm 200.000 lekë

16 Dhjetor 2020, 19:21| Përditesimi: 16 Dhjetor 2020, 22:09

  • Share

Komisioni i Disiplinës së Federatës Shqiptare të Futbollit ka gjobitur me 200 000 lekë të reja klubin e Vllaznisë, pasi theu rregullat anti-covid me praninë e qindra tifozëve gjatë ndeshjes që zhvilloi me Partizanin më 13 dhjetor. Sipas Komisionit të disiplinës, Vllaznia luajti me më shumë se 20 tifozë nga sa lejohet sipas rregullave të vendosura për pandeminë dhe për këtë është gjobitur.

Nga ana tjetër drejtori i Partizanit, Olsi Rama pretendon se në stadium ishin 600 tifozë

" KF Vllaznia, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, duke mos respektuar Protokollin Sanitar të FSHF-së dhe Urdhrin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 633, datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, në bazë të neneve 63/1/b, 64/1, dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë", thuhet në njoftimin e Komisionit të Disiplinës

Ndeshja Vllaznia-Partizani përfundoi me fitoren e shkodranëve 1-0.

Tifozët në stadium gjatë ndeshjes që zhvilloi me Partizanin më 13 dhjetor

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?