Qendra Shëndetësore Verore

Mbi 2 mijë pushues kanë marrë ndihmë në qendra shëndetësore verore! Ministrja: Garantojmë shërbim 24 orë

26 Qershor 2022, 13:09| Përditesimi: 26 Qershor 2022, 13:13

  • Share

Mbi 2 mijë pushues, mes tyre 450 turistë të huaj, kanë marrë shërbim në kohë, me cilësi dhe pa pagesë në qendrat shëndetësore të hapura posaçërisht për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve përgjatë sezonit turistik.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se në 29 qendra shëndetësore në zonat turistike bregdetare dhe malore garantohet shërbimi shëndetësor me mjekë dhe infermierë të kualifikuar.

“Urgjenca Kombëtare është në gatishmëri për çdo emergjencë shëndetësore”, theksoi ajo në rrjetet sociale.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?