Mbi 19 mijë biznese dorëzojnë bilancet financiare, subjektet që s'i dorëzuan brenda afatit gjobiten

24 Gusht 2020, 17:28| Përditesimi: 24 Gusht 2020, 17:36

  • Share

Numri i bizneseve që kanë deklaruar pasqyrat financiare vë vitin 2019, ishte pothuajse i njëjtë me atë të një viti më parë, pra me bilancet e 2018-ës. Që nga muaj janar deri më datë 3 gusht kur u mbyllën edhe aplikimet ishin 19 mijë e 127 biznese që dorëzuan bilancet e tyre pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Nga këto bilance të dorëzuara u refuzuan për parregullsi në dokumentacion 1,535 aplikime.

“Për periudhën 6 janar – 3 gusht 2020, u depozituan online nëpërmjet portalit e-Albania 19,127 bilance nga biznese me administratorë shqiptar. U aprovuan 17,592 bilance. U refuzuan 1,535 bilance, kryesisht për parregullsi dokumentacioni. Numri i bilanceve te depozituara nëpërmjet portalit e-Albania, shënon një tjetër sukses të aplikimeve online”, thuhet në njoftimin e QKB.

Data 3 gusht ishte afati përfundimtar për dorëzimin e bilanceve, pas shtyrjes që iu bë për shkak të pandemisë, pasi afati fillestar dhe i përhershëm se kur duhen dorëzuar pasqyrat është 31 marsi. Ata subjekte që nuk kanë dorëzuar në afat bilancin do të përballen me gjoba që sipas ligjit është 15 mijë lekë. Ndërkohë në vitin 2019 u dorëzuan në total 19250 nga mbi 24 mijë që ishin pritshmëritë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?