11 milionë të infektuar me COVID në gjithë botën, mbi 500 mijë të vdekur

5 Korrik 2020, 11:19| Përditesimi: 5 Korrik 2020, 11:23

  • Share

Në gjithë botën numri i personave që janë infektuar me koronavirus i ka kaluar 11 milionë, konkretisht janë 11,395,424 raste pozitivë. Numri i të vdekurve ka shkuar në 533 773 persona, ndërsa të shëruar nga fillimi i pandemisë janë 6,449,925.

Numri më i lartë i personave të infektuar me COVID-19 është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku deri tani janë regjistruar 2,935,982, ndërsa në vendin e dytë rendit Brazili me 1,578,376 raste pozitive.

Një tjetër vend i cili ditët e fundit po regjistron rritje të rasteve dhe viktimave është Meksika. Në 24 orët e fundit janë shënuar 523 viktima dhe 6914 raste pozitivë me COVID. Meksika ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve të Amerikës Latine pas Brazilit, i cili ka regjistruar 64,000 viktima dhe më shumë se 1.5 milion të infektuar.

Presidenti i Meksikës Andrés Manuel López Obrador njoftoi një plan për të hequr kufizimet. Në Meksiko City,  qindra mijëra punëtorë të fabrikave u rikthyen në punët e tyre në mes të qershorit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?