Kokaina e gjetur në kontejnerin me banane

Kronikë

Mbi 11 kg kokainë në kontejnerin me banane, Apeli i GJKKO lë në burg administratorin e kompanisë

19 Gusht 2021, 11:26| Përditesimi: 19 Gusht 2021, 11:35

  • Share

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë "arrest në burg" për Bajron Gumenin,  i arrestuar për sasinë 11 kg e 675 gram të kapura në kontejnerët e kompanisë 'Alba Exotic Fruit'  më 13 korrik në Portin e Durrësit. Gumeni është njëri prej administratorëve dhe aksioner i "Alba Ekzotik Fruit".

Apeli i GJKKO ka lënë në burg Gumenin, i dyshuar për trafik ndërkombëtare droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ishte avokati i Guimenit që apeloi vendimin e GJKKO për lënien në burg të Bajron Gumenit, por edhe Apeli i Gjykatës së Posaçme ka vendosur të lërë në fuqi të njëjtën masë.

Për herë të 3 brenda një muaji "Alba Exotic Fruit" i është gjendur kokainë. Më 13 korrik në Portin e Durrësit u gjetën dhe u sekuestruan 11 kg e 675, ndërsa 10 ditë më vonë, më 23 korrik u gjetën 6.5 kilogramë të tjera, të cilat ishin fshehur në kontejnerët e po të njëjtës kompani. Edhe 2 ditë më parë iu gjetën dhe u sekuestruan 7.25 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë në kontejerët e kësaj kompanie në vijim të operacionit “Rada" që ka nisur disa javë më parë.

Droga është gjetur në kontejnerë të kësaj kompanie e cila importon banane nga Amerika Latine. Kompania 'Alba Exotic Fruit' rezulton e përmendur edhe më parë në 'histori' me trafik droge, pasi në total i janë kapur 4 herë kokainë, fillimisht në vitin 2019, në kontejnerët e kësaj kompanie, në Pire të Greqisë u gjetën 137 kg kokainë që u zëvendësua me oriz me GPS nga autoritetet. Për kokainën e ngarkuar në kontejnerët e 'Alba Exotic Fruit' në 2019 u arrestuan Altin Myslihaka dhe Ardian Begaj dhe u shpall në kërkim Gentian Malindi.

Itinerari i kontejnerit më 13 korrik:

Kontejneri ishte nisur nga Ekuadori në datë 26 maj dhe në total ka ndaluar në 5 porte. Ndalesa e parë pas nisjes ishte në Guayaquil të Ekuadorit në orën 02:47 të 27 majit. Aty qëndroi për 2 ditë dhe më pas mëngjesin e 29 majit u nis drejt Marokut të Afrikës së Veriut. Edhe në këtë ndalesë, kontejneri qëndroi për një kohë relativisht të gjatë, nga data 16-24 qershor. Nga Maroku, kontejneri udhëtoi drejt portit të Greqisë për të mbërritur më pas në Portin e Durrësit, ku dhe pas kontrollit të detajuar u gjet 11 kg e 675 gram.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?