Kronikë

Mbi 100 mijë vaksinime në ditët e para të gushtit, Manastirliu viziton qendrën shëndetësore në Dhërmi: 29 mijë shërbime për pushuesit, 24 orë në punë

13 Gusht 2021, 15:29| Përditesimi: 13 Gusht 2021, 16:23

  • Share

Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë paradites së sotme ka vizituar një nga 29 qendrat shëndetësore verore të hapura për pushuesit përgjatë zonave turistike në Drimadhes, Dhërmi.

Në këtë qendër shëndetësore punojnë 3 mjekë dhe 3 infermierë, 24 0rë në 24 dhe për 7 ditë të javës.

Ministria gjatë vizitës së saj diskutojë me një prej mjekeve në turn, lidhur me diagnozat më të shpeshta që paraqiten në këtë qendër shëndetësore si dhe rasteve me COVID-19 dhe ‘lufta’ kundrejt tyre.

Pjesë nga biseda mes ministres dhe mjekes:

Mjekja: Rastet më të shpeshta janë intoksikacionet, kriza hipertensive, fëmijë me viroza të stinës kemi pasur shpesh.

Manastriliu: Po sa i përket rasteve me COVID-19, ka pasur të cilat të cilat janë identifikuar.

Mjekja: Kanë ardhur goxha persona me simptoma, por vetëm një djalë i cili ishte kthyer nga Londra, pasi bëri rapid testin ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe u largua menjëherë nga Drimadhes.

Manastiliu theksoi se në 29 qendrat të vendit, mbi 29 mijë persona kanë marrë shërbime shëndetësore falas nëpër zonat turistike, 8 mijë prej të cilëve ishin të turistë.

“Jam e kënaqur që në të gjithë vijën bregdetare por edhe në zonat malore qendrat e shëndetësore verore janë duke funksionuar shumë mirë. Janë shumë se 29 mijë persona që kanë marrë shërbime shëndetësore nga qendra, 8mijë prej të cilëve janë turistë. Ky program ka reduktuar flukset në spitale, më pak se 3% e tyre i janë referuar spitalit, pasi qytetarët kanë marrë shërbime në këto qendra.”, u shpreh ajo.

Në fund të fjalës së saj ministria, ka ngritur sërish apel për qytetarët në mënyrë që të marrin vaksinën kundër COVID-19 për t’u mbrojtur nga virusi, në një kohë kur varianti delta po përhapet me shpejtësi.

"Në Shqipëri kemi 1.8 milionë doza të mbërritura të vaksinave të ndryshme të cilat janë efektive, ndaj dua të ftoj qytetarët të shfrytëzojnë muajin gusht, ku tashmë vaksinimi +18 vjeç po vijon dhe vetëm në 13 ditët e para janë më shumë se 100.000 vaksinime të kryera" deklaroi Manastirliu.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?