Mbi 10 milionë raste me COVID-19 në botë, SHBA, Brazil, Rusi vendet me numrin më të lartë të rasteve

28 Qershor 2020, 20:26| Përditesimi: 28 Qershor 2020, 20:27

  • Share

Numri i rasteve me koronavirus në të gjithë botën u rrit në 10 milionë, sipas një raporti nga universiteti Johns Hopkins. Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe Rusia janë vendet me numrin më të lartë të rasteve në terma realë, me rekorde që arrijnë përkatësisht në 2,5 milionë, 1,3 milionë dhe 634 000 raste.

Këtë javë në SHBA është regjistruar ritëm i shpejtë i rritjes së rasteve me virus. Koronavirusi ka prekur shumicën dërrmuese të vendeve dhe përgjigjet ndaj tij kanë ndryshuar në varësi të të ardhurave kombëtare, sistemit të kujdesit shëndetësor dhe faktorëve të tjerë. Si rezultat, numri i të viktimave ka qenë i ndryshëm nga njëri vend në tjetrin.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?