Mbi 1 milion pasagjerë pritet të hyjnë dhe dalin nga Shqipëria gjatë gushtit, Balla del e pret turistët në Aeroport

5 Gusht 2023, 10:21| Përditesimi: 5 Gusht 2023, 12:01

  • Share

Mbi 1 milionë vizitorë pritet të hyjnë dhe dalin nga Shqipëria gjatë muajit gusht nga Aeroporti Nënë Tereza, parashikon ministri i Brendshëm.

Ditën e sotme, Taulant Balla e nisi punën atje duke parë nga afër menaxhimin e fluksit të pasagjerëve në aeroportin e Rinasit.

“E nisa ditën në Aeroportin “Nëne Tereza”, ku Policia Kufitare po bën një punë të shkëlqyer për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve. Plot 1 milion pasagjerë do të hyjnë dhe dalin nga Shqipëria gjatë muajit gusht në këtë pikë kalimi kufitar”, tha Balla.

Jo vetëm ministri u takua dhe me turistë të ndryshëm nga Italia apo Anglia që ndodheshin në aeroport për ti ururar mirëseardhjen në Shqipëri.

Mirëseardhjen ia uroi jo vetëm në shqip por dhe italisht e anglisht.

Teknologjia “E-Gate”, ka ndihmuar për përpunimin e shpejtë të pasagjerëve.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/08/2023 02:39

    Ku tregohet qe vuajme nga dualizmi i kompleksiteteve i te qenit vend i vogel e njekohesisht me ego te madhe?-Ja dhe shembulli konkret.Dikur udhetare te huaj, te rendesishem,ose jo ishin te detyruar shpesh here te benin nje vizite te sarajet e beut te zones,apo te kullat e bajraktarit,qe jo vetem te ishin ne dijeni se po takonin te parin e fshatit,qyteti,apo zones dhe duhej konsideruar nder i madh,por dhe kapot e zones te shisnin mend para vizitoreve dhe vendasve se sa te rendesishem ishin.Tani s'ka nevoje per turistin e vizitorin te shkoje ne kulla e saraje se beu/bajraktari u uron mireseardhjen ne aeroport! 2023 dhe akoma provinciale te rendomte mbetet ne shpirt!

    Përgjigju
    • mirela: 18/08/2023 13:49

      Shko mo mbushu provincial je ti,miku kur te vjen ne shtepi i uron mireseardhjen se te nderon dhe respekton.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?