Mbeturinat e Durrësit drejt Manzës, qytetarët në protestë, bllokojnë rrugën! Tymi dhe era e rëndë 'pushtojnë' zonën (VIDEO)

8 Qershor 2020, 08:38| Përditesimi: 8 Qershor 2020, 08:49

  • Share

Mbyllja e vend-depozitimit të Porto Romanos, ka bërë që mbetjet e Bashkisë Durrës të dërgohen në Manëz për djegien e mbeturinave. Kjo ka shkaktuar shqetësim dhe irritim tek banorët e zonës, të cilët mbrëmjen e djeshme kanë dalë në protesta duke mos lejuar kamionët me mbeturina të hynin në zonë duke u bllokuar rrugën. Bashkisë së Durrësit iu kërkua që t’i çonte mbetjet në landfillin e Sharrës, por për shkak të pamundësisë për të mbuluar kostot, përdori Manzën për djegien e mbeturinave.

Kjo ka bërë që banorët të ngrihen në protesta dhe të kërkojnë që djegia e mbeturinave të mos bëhet aty dhe pasi po helmohen nga tymi dhe ndotja e madhe që po ndodh shumë pranë banesave të tyre.

Në videot duket qartë se djegia e plehrave ka krijuar një tym të madh dhe erë të rëndë në zonë, ndërsa banorët janë përplasur me policinë dhe nuk kanë lejuar as zjarrfikësen për të shuar zjarrin te mbeturinat.

Protesta, banorët e Manzës bllokojnë rrugën

Djegia e mbeturinave


Lajmi kryesor:

Durrësi 'pushtohet' nga plehrat, dërgohen në Manëz, banorët në protestë! Durrsakët u vendosin flakën kazanëve të mbeturinave


//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ollga: 11/06/2020 17:38

    BLLOKONI RRUGEN dhe kerkoni qe qeveria te beje nje landfill ne durres dhe incinerator aty,,,,nuk shkrihen vete plehrat….

    Përgjigju
  • Boni: 08/06/2020 09:08

    Genjejne.! Njelloj eshtw distanca Durres- sharre dhe Durres-Manze

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?