Mbetjet/ Rama: Kur erdhëm në pushtet, 50% e mbetjeve mbeteshin rrugëve, sot ne mbledhim 90% të tyre

30 Shtator 2022, 10:12| Përditesimi: 30 Shtator 2022, 10:38

  • Share

 

Më shumë se gjysma e mbetjeve nuk mblidhen nga Qeveria para vitit 2013. Kështu ka deklaruar sot Kryeministri Rama në forumin për menaxhimin e mbetjeve. Ai tha se sot mblidhet 90% e mbetjeve ndërkohë që duhet trajtuar si problematikë e madhe edhe ky 10%.

“Kur ne e nisëm këtë rrugëtim 50% e mbetjeve mbeteshin rrugëve, i merrnin ujërat, digjeshin shumë pranë zonave të banuara. Banorët e Kombinatit në Tiranë, ato të Elbasanit dhe Fierit, ku sot situata është krejtësisht tjetër, besoj e kujtojnë akoma se çfarë ndodhte në zonat e tyre me malin e plehrave që sillte në çdo dritare ajrin e ndotur dhe toksik. Banorët e Durrësit e kujtojnë, por fatkeqësisht kanë mbetur në vëmendje edhe të të huajve që e kanë parë në lajmet e vendeve të tyre, fushën e mbushur me vargmale plehrash në Porto Romano. Që sot është një prej parqeve më të mëdha në vend. Sot ne jemi në 91% të grumbullimit dhe kemi akoma një sasi relativisht të vogël që mbetet e pa grumbulluar, por që duhet trajtuar si problem i madh edhe pse është e vogël”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Menaxhimi i Mbetjeve, Rama: Para 2013 gjysmën e plehrave e kishim rrugëve, sot mbledhim 90%! Tanimë jo vetëm pastrim, por edhe riciklim (VIDEO)


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?