Foto ilustruese

Mbetjet kockore në Tepelenë u gjetën nga banorë të zonës duke kullotur bagëtitë, çfarë dihet deri më tani nga hetimet

22 Janar, 15:15| Përditesimi: 22 Janar, 15:47

  • Share

Mbrëmjen e 21 janarit, janë gjetur mbetje kockore në afërsi të një shpelle në vendin e quajtur "Gurti i Lenecit", në njësinë administrative Lopës të bashkisë Tepelenës, zonë shumë pranë fshatit Shkozë të njësisë administrative Sevaster.

Janë njoftuar policia e Vlorës dhe ajo e Tepelenës, pasi zona ku u gjet trupi është në kufi, midis fshatit Shkozë të Vlorës dhe Lopës të Tepelenës, dhe janë duke u kryer veprimet nga policia e Tepelenës.

Kanë qenë banorë të zonës aty pranë të cilët duke kullotur bagëtitë në zonë kanë parë mbetjet kockore dhe më pas ka një njoftuar policinë. Mësohet se është gjetur një gjysmë-kafkë njeriu e vjetër.

Sipas policisë, kafka mund të jetë sjellë në afërsi të shpellës nga ujërat e lumit të zonës. Gjatë kontrollit të bërë në territor, policia nuk gjeti mbetje të tjera kockore. Policia po kryen veprimet duke marrë në pyetje dhe familjarë të personave te zhdukur. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?