Mbeti në malin e Milesë në Konispol, shpëtohet 45-vjeçarja! Pësoi debulesë nga temperaturat e larta

21 Gusht 2023, 16:23
  • Share

Një 45-vjeçare kishte mbetur në malin e Milesë te manastiri i Shën Marisë.

45-vjeçarja, me banim në Athinë, për shkak të terrenit të thyer dhe temperaturave të larta ka pësuar lodhje dhe probleme të tjera shëndetësore.

Me të marrë sinjalin, shërbimet e Policisë Livadhja kanë shkuar në vendin ku ndodhej e bllokuara në mal dhe kanë bërë të mundur zbritjen e të sëmurës deri te ambulanca ku ka marrë dhe ndihmë të specializuar mjekësore.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?