Elisabeta Gjopalaj, viktimë e aksidentit

Kronikë

Mbeti e plagosur dje në një aksident, ndërron jetë 33-vjeçarja, punonjëse e bashkisë në Lezhë

21 Prill 2021, 18:28| Përditesimi: 21 Prill 2021, 19:03

  • Share

Ka ndërruar jetë Elisabeta Gjopalaj, e cila u aksidentua ditën e djeshme në dalje të Lezhës, në superstradën Lezhe-Milot.

Prej 24 orësh ajo ishte në gjendje kome në spitalin e Traumës në Tiranë. Si pasojë e aksidentit të rëndë, ajo kishte marre shumë dëmtime, çka i sollën asaj edhe vdekjen.

Elizabeta Gjopalaj, 33-vjeçe, ka qenë punonjëse e protokollit në Bashkinë Lezhë.

Drejtuesi i  mjetit  shtetasi K.S., u shoqërua në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. 

Pamje nga aksidenti i ndodhur një ditë më parë

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tina: 21/04/2021 19:30

    Te dhenat tona i kane gjithe call center-at....na lodhen cdo dite mr orar e pa orar na bie zilja e na drejtohen me emer e mbiemer.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?