Mbetet pa zgjidhje strehimi i 9 familjeve rome në Lezhë! Banorët: Nuk na japin shtëpi me qira për shkak të ngjyrës (VIDEO)

20 Shkurt 2020, 14:39| Përditesimi: 20 Shkurt 2020, 14:56

  • Share

LEZHE- Vijon të mbetet pa zgjidhje problemi i 9 familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian, të cilat dy ditë më parë u larguan nga palestra e gjimnazit të Lezhës, ku qëndronin të strehuar që prej tërmetit të 26 nëntorit, pasi banesat u dëmtuan rëndë. Në mungesë të strehimit disa prej familjeve janë rikthyer në pallatin e shpallur të pabanueshëm.

Banorët janë të vetëdijshëm për rrezikun që ka ky objekt, por thonë se nuk mund të qëndronin jashtë në të ftohtë. Ata i kërkojnë bashkisë që të ndërhyrjë për të gjetur shtëpi me qira, pasi për shkak të paragjykimeve nuk i japin banesë.

Ndërkohë autoritetet lokale i qëndrojnë vendimit të akordimit të bonusit të qirasë dhe në këto kushte këto familje duhet të gjejnë vetë strehim.

I kontaktuar nga Report Tv për këtë çështje kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu deklaroi se këto familje po trajtohen me bonusin e qirasë dhe duhet të gjejnë vetë strehim. Ndreu shtoi se pallati ku kanë jetuar këto familje, brenda këtyre ditëve do shembet dhe menjëherë do të nisë rindërtimi, pasi bashkia e ka siguruar financimin përmes donacioneve.

1582206663_bonaret.jpg

1582206634_banoret.jpg

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?