Skafet në Velipojë dhe Durrës

Mbetën në mes të detit pasi skafet pësuan defekt, policia shpëton 12 pushues në Velipojë dhe Durrës

14 Gusht 2023, 11:18| Përditesimi: 14 Gusht 2023, 11:31

  • Share

Dy skafe, me të cilat po lundronin 12 persona janë shpëtuar nga policia kufitare, pasi ngecën në mes të detit në Vilun, Velipojë dhe në “Bishtin e Pallës” në Durrës.

Njëri nga mjetet lundruese, me 8 pasagjerë, 3 prej tyre të mitur pësoi defekt në mes të detit, në Vilun, Velipojë, ndërsa mjeti tjetër lundrues me 4 pasagjerë u përplas me gurët dhe rrezikoi të fundosej në vendin e quajtur “Bishti i Pallës”, Durrës.

Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin dhe të Policisë Kufitare Velipojë, pasi kanë marrë njoftimin se mjeti lundrues skaf, me të cilin lundronin 8  persona, kishte pësuar defekt në plazhin e Vilunit, dhe e kishte të pamundur të dilte në breg të detit, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, me një mjet lundrues.     

Brenda disa minutash, shërbimet e Policisë Kufitare kanë lokalizuar mjetin lundrues skaf që kishte pësuar defekt në mes të detit dhe kanë nxjerrë në breg të detit, 8 pasagjerët e këtij mjeti lundrues, 3 prej të cilëve ishin të mitur.      

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare Durrës kanë marrë njoftim se një tjetër mjet lundrues skaf me 4 pasagjerë, ishte përplasur me disa gurë në vendin e quajtur “Bishti i Pallës” dhe rrezikonte të fundosej pasi kishte futur ujë. 

Menjëherë pas njoftimit, në adresën e dhënë kanë  Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, të cilat kanë lokalizuar mjetin lundrues që po rrezikonte të fundosej në det dhe kanë ndërhyrë menjëherë duke e nxjerrë në breg me mjetin lundrues të policisë.

Të gjithë pasagjerët e 2 mjeteve lundruese skafe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë, për gatishmërinë dhe ndihmën e ofruar

Shërbimet e Policisë Kufitare ftojnë çdo qytetar/pushues që gjendet në nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Policisë së Shtetit, të kërkojë ndihmë, dhe ndërhyrja nga shërbime të specializuara për secilin rast, do të jetë e menjëhershme", njofton policia.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?