Anija ushtarake në Durrës

Mbështetje për misionet e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, mbërrin në Durrës anija ushtarake ‘Mv Eddystone’

19 Shtator 2022, 18:52
  • Share

Mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit është ankoruar anija ushtarake “MV EDDYSTONE” pjesë e kapaciteve logjistike ndihmuese të misionit të KFOR.

E gjithë ngarkesa e anijes u shkarkua, për të vijuar më pas transportin drejt Kosovës.

“MV EDDYSTONE” është një anije mallrash e dedikuar për transportin e mjeteve motorike, e ndërtuar në vitin 2002. Ka thellësi prej 5.5 m, gjatësi prej 193 m dhe gjerësi 26.07 m. Ndërsa kapaciteti i saj mbajtës arrin deri në 23,235 tonë.

Pjesë e projektit të Portit të ri të integruar të Durrësit në Porto Romano është dhe ndërtimi i një faciliteti autonom, bazë detare moderne që i përgjigjet nevojave të Forcës tonë Detare si dhe nevojave logjistike dhe të dislokimit të NATO-s.

Për zhvillimin e kësaj baze detare ka filluar bashkëveprimi intensiv me strukturat e aleancës dhe do të mbahen këtë muaj takime në nivel teknik.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?