Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, trajnimi i hetuesve të BKH-së

Mbështetja e OSBE-së për BKH-në, përmbyllet trajnimi për 16 hetuesit e rinj, në fokus hetimi i grupeve të krimit të organizuar dhe lufta kundër korrupsionit

21 Qershor 2022, 17:10| Përditesimi: 21 Qershor 2022, 17:13

  • Share

OSBE-ja në Shqipëri vazhdon me mbështetjen e saj për Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH-së) për fuqizimin e kapaciteteve të saj hetimore.

Ditën e sotme është përmbyllur një program trajnimi tre-ditor për 16 hetuesit e porsapërzgjedhur të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe që kanë kaluar me sukses procesin e vetingut.

Qëllimi i këtij programi ishte për forcimin e kapaciteteve të përgjithshme të BKH-së së porsathemeluar për të kryer hetime penale kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe grupeve të kriminalitetit të organizuar transnacional. Trajnimi u fokusua në tema të tilla, sikurse teknikat speciale për hetimin e grupeve të krimit të organizuar, lufta kundër korrupsionit, përvojat më të mira rajonale në hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe përpunimi i ligjshëm i të dhënave personale.

Modulet e trajnimit u zhvilluan në bashkëpunim me Ambasadën Austriake në Shqipëri, Policinë Federale Kriminale Austriake dhe Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Veprimtaria u zhvillua në kuadër të mbështetjes së përbashkët, me përfshirjen e disa prej departamenteve të saj, që Prezenca e OSBE-së ofron në përkrahje të agjencive ligjzbatuese shqiptare për të luftuar krimet e rënda dhe krimin e organizuar dhe për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal.

Duke vijuar me punën e saj në ndihmë të agjencive ligjzbatuese shqiptare për ngritjen e kapaciteteve, përmirësimin e profesionalizmit dhe mbështetjen e zhvillimit dhe reformave në polici, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri vazhdon në mbështetjen në ngritjen dhe funksionimin efikas të BKH-së në bashkëpunim me Programin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ICITAP dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?