Toomaj Salehi

Mbështeti protestat në Iran, kush është reperi që rrezikon dënim me vdekje

29 Nëntor 2022, 20:48| Përditesimi: 29 Nëntor 2022, 20:50

  • Share

Një reper që mbështeti protestat antiqeveritare në Iran mund të përballet me dënim me vdekje. Toomaj Salehi, 31 vjeç u akuzua edhe për përhapje propagande dhe nxitje për dhunë.

Ai u arrestua muajin e kaluar pasi postoi video të tij duke protestuar. Po ashtu publikoi klipe me muzikë në mbështetje të trazirave, të cilat u shkaktuan nga vdekja në paraburgim policor 10 javë më parë e Mahsa Amini, një gruaje 22-vjeçare e cila u arrestua për dyshime se kishte thyer rregullat e rrepta të hixhabit të Iranit.

Autoritetet iraniane kanë shtypur me dhunë protestat, të cilat ata i kanë portretizuar si "trazira" të nxitura nga armiqtë e huaj.

Të paktën 451 protestues janë vrarë dhe 18,170 të tjerë janë arrestuar, sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA). 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?