VIDEO/ Mbështetësit e PS fitojnë fitoren, në Shijak festohet me fishekzjarre, në Kukës dhjetëra qytetarë mblidhen para bashkisë

15 Maj 2023, 21:27| Përditesimi: 15 Maj 2023, 23:06

  • Share

Dhjetëra persona në qytetin e Shijakut janë mbledhur për të festuar fitoren e Elton Arbanës në krye të bashkisë. Siç shihet edhe në video, i pranishëm gjatë festimeve ka qenë edhe Elton Arbana i cili është rikonfirmuar në krye të bashkisë edhe për 4 vitet e ardhshme.

Të pranishmit kanë zgjedhur të festojnë me fishekjzjarre në sheshin kryesor të qytetit. Festë ka patur edhe në qytetin e Durrësit, ku është krijuar trafik për shkak të makinave të shumta me qytetarë të cilët kishin dal për të festuar fitoren e Sakos. 

Ndërsa në Kukës, Safet Gjici i cili fitoi mandatin e dytë si kryebashkiak, i shoqëruar nga deputeti Pandeli Majko ka festuar në oborrin e bashkosë, ku u mblodhën qytetarë të shumtë duke festuar me daulle. 

 

Ora 21:48
Gjici u rikonfirmua në krye të bashkisë, dhjetëra qytetarë në Kukës festojnë me daulle

 

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në qytetin e Kukësit për të festuar fitoren e Safet Gjicit i cili do të drejtojë bashkinë për 4 vitet e ardhshme. I pranishëm në festime ka qenë Gjici, dhe Pandeli Majko, deputeti i PS.

Ky i fundit falënderoi të gjithë votuesit dhe tha se Gjici do të vazhdojë punën për të ndryshuar Kukësin.

“Iu falënderoj për këtë nder që na bërë duke votuar për kandidatin e punës i cili nesër do të vazhdojë punën për të ndryshuar Kukësin”- u shpreh Majko.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?