‘Mbështetën Becin’ PD e Shkodrës i përgjigjet Tom Doshit e sulmon Berishën: Humbja e opozitës e ka zanafillën në zgjedhjet e 6 marsit, qytetarët refuzuan ‘non gratat’

30 Maj 2023, 18:45| Përditesimi: 30 Maj 2023, 20:33

  • Share

Partia Demokratike, dega Shkodër i është përgjigjur deklaratës së kreut të PSD-së Tom Doshit, i cili gjatë një interviste televizive tha se PD e Bashës në Shkodër ka mbështetur Benet Becin, kandidatin e PS-së. Në një deklaratë zyrtare PD thekson se PD ka qenë gjithmonë në krah të qytetarëve, por shton se humbja e opozitës në Shkodër duhet kërkuar te marrëveshjet e fshehta të zgjedhjeve të 6 marsit. Sipas PD-së kishte një dakordësi të plotë të Edi Ramës me të gjithë të korruptuarit dhe të gjithë nongratat, me qelli mbështetjen e Sali Berishës e zgjatimeve të tij dhe sulmin e PD-së.

‘Partia Demokratike e Shkodrës ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në krah dhe në interes të qytetetarëve dhe demokratëve të ndershëm të Shkodrës. Me këte përgjegjësi dhe vetëdije Partia Demokratike vendosi që në zgjedhjet e 14 majit të përfaqësohej vetëm me kandidatë për këshillin bashkiak në Shkodër. Të bindur në këtë vendimmarrje të drejtë, kemi qenë gjithnjë në përpjekje të vazhdueshme për ruajtuar dhe mbrojtur votën opozitare. Për fat të keq humbja e opozitës në Shkodër duhet kërkuar shumë më parë se zgjedhjet e 14 majit. Kjo humbje e ka fillimin në marrëveshjet fshehta në zgjedhjet 6 marsit 2021, kur në dakortësi të plotë Edi Rama bëri bashkë të gjithë të korruptuarit, të gjithë nongratat, bandat e kriminelët në një sulm të paprecedentë ndaj Partisë Demokratike dhe kandidatit të saj, me një qëllim: mbështetjen e Sali Berishës e zgjatimeve të tij.’- thuhet në deklaratën e PD-së.

PD thotë se humbja në bastionin e djathtë në Shkodër në zgjedhjet lokale të 14 majit, është shembulli dhe prova sesi shkodranët refuzuan dhe bojkotuan masivisht sepse nuk u besojnë ‘non gratave’ apo bishtave të tyre.

‘6 marsi ishte skena e një krimi zgjedhor, por Sali Berisha nuk i kontestoi procesin e zgjedhjeve të  6 marsit, përkundrazi e përdori këtë rezultat në favor të tij. Humbja e zgjedhjeve të 14 majit është shembulli dhe prova se shkodranët refuzuan dhe bojkotuan masivisht votimin sepse nuk ju besojnë më as nongratave dhe as bishtave te tyre. Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje që bëhet sot ndaj Partisë Demokratike dhe strukturave të saj në Shkodër për bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave. Këto akuza dhe shpifje janë prova më e qartë janë bërë bashkë “nongratat”, janë bërë bashkë të korruptuarit, përfituesit dhe zaptuesit e Shkodrës për të sunduar Shkodrën dhe të ardhmen tonë. Partia Demokratike është dhe do të të mbetet Partia e njerzve të lirë! Partia Demokratike do të ringrihet mbi vullnetin dhe sakrificën e njerzve të ndershëm dhe do të jetë një Parti e vlerave perëndimore dhe euroatlantike me akte, jo me fjalë.  Partia Demokratike do të jetë e hapur për të gjithë ata qytetetarë të ndershëm që duan një të ardhme pa Edi Ramën, pa Sali Berishën dhe nongratat e tjerë.’- nënvizon PD.

Kreu i PSD-së Tom Doshi tha gjatë një interviste televizive se Partia e Bashës ka mbështetur Benet Becin në Shkodër. Madje sipas tij, PS i kishte gjetur edhe komisionerë pasi ajo nuk kishte.

“Po. Partia e Bashës mbështeti Benet Becin në Shkodër. Komisionerët e partisë së Lul Bashës i ka gjet PS-ja se as komisionerë nuk kishin. Pra, Berisha ta kërkojë brenda llojit, të mos vijë ta kërkojë tek unë as tek Partia Socialdemokrate. As komisionarë nuk kanë pas” –tha Doshi.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?