Thoas Hagleitner dhe Anna-Michelle Assimakopoulou

'Mbështesim SPAK-un', Komisioni Europian i përgjigjet ashpër Greqisë për çështjen Beleri: Është në hetim, i takon drejtësisë

25 Janar, 20:27| Përditesimi: 25 Janar, 21:00

  • Share

Komisioni Europian i ka dhënë një përgjigje të qartë Athinës zyrtare, e cila prej muajsh po tenton të pengojë procesin e integrimit të Shqipërisë, për shkak të mbajtjes në paraburgim të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili akuzohet për blerje votash në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.

Eurodeputetja greke Anna-Michel Asimakopoulou u kundërshtua ashpër nga zyrtari i Lartë i Komisionit Europian Thomas Hagleitner, kur tha se çështja ‘Beleri’ është një çështje europiane.

“Kjo çështje i takon drejtësisë, ne nuk komentojmë për çështje që janë në gjykim dhe për këtë çështje mbështesim SPAK-iun”, tha Hagleitner, Shefi i Njësisë përgjegjëse për Politikat dhe Strategjinë Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Fqinjësia dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian.

Duke pretenduar se seanca ndaj Belerit ishte vonuar dhe se atij i ishte refuzuar leja për t’u larguar nga burgu për të folur në cilësinë e tij si kryebashkiak, eurodeputetja greke Assimakopoulou tha se çështja ishte më e madhe se sa një grindje e dy vendeve.

‘Nuk është një rast dypalësh mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe këtë nuk po e përmend sepse jam eurodeputete greke, por çështja Beleri është një rast europian!’- tha ajo.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Kjo çështje është bërë temë kryesore edhe në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë. 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ypi: 26/01/2024 04:31

    Europarlamentarja greke nuk eshte pjese e "qeverise zyrtare" te Greqise. Ajo eshte anetare e PE e zgjedhur ne Greqi. Zyrtari i ashtuquajtur i larte nuk ka tager te "kundershtoje" e aq me teper "ashper" pasi KE dhe PE nuk jane organe te kunderta. Ai deklaroi qendrimin e KE. I pandehuri ne nje gjykim penal Beleri nuk u kap ne "flagrance" madje as ai tjetri Kakaveshi a Kokoveshi leshi si i thone. Te dy plehra por kesaj radhe rane ne rrjeten e disa plehrave te polici-prokurori ne Vlore e sigurisht nen orkestrimin ramimafioz. Beleri nuk e merr detyren per shkak te prishjes se planit te madh te Ramimafies per zhvatjen e bregdetit te jugut.

    Përgjigju
  • Antigreku: 25/01/2024 23:38

    Per te ardhur keq, o zonje se ti e di shume mire, si deputete evropiane prej shume vitesh. Po, ai stan, ate bulmet ka ! Ti perfaqeson nje vend me mentalitet mesjetar, nje vend qe vazhdon t'i mbaje thiken pas shpine Shqiperise e shqipareve. Keshtu qe, hajt ne te s'emes !!!

    Përgjigju
  • Iliri: 25/01/2024 22:03

    Na e rroftë Greku ????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?