FOTOT/ Mbërrin në portin e Vlorës anija kroçere ‘E bukura e Adriatikut’ me 146 turistë

29 Shtator 2023, 10:34| Përditesimi: 29 Shtator 2023, 18:16

  • Share

Plot 167 turistë nga vende të ndryshme të Europës dhe Botes kanë mbërritur mëngjesin e kesaj te premteje, 29 shtator, në portin e Vlores me kroceren “ La belle dell Adriatik”. Krocera do të qëndrojë nje dite ne Vlore ndersa turistët veç qytetit bregdetar do të vizitojnë edhe Beratin e Apoloninë.

Krocera ka mbërritur në Vlorë nga Dubrovniku dhe pas qëndrimit 24 orë në vendin tonë do të lundrojë drejt Korfuzit.

 “Sot kanë ardhur 167 turistë nga dhe do të vizitojnë Beratin dhe Apoloninë dhe kthimin këtu. Janë interesuar dhe për Vlorën, por për momentin është kjo guidë. 70 për qind janë francezë por ka dhe nga Gjermania, Holanda,etc”, u shpreh Vilson Dardha agjent turistik.

“Jam nga Gjermania. Vij për herë te parë dhe jam e impresionuar me bukuritë e qytetit, detin. Më pëlqen shumë. Jemi grup i madh shoqëror që po zhvillojmë tur në disa vende të Mesdheut, tha një turiste.

“Jam nga Belgjika eshte hera e dytë qe vij ne Vlorë. Me pelqen te rikthehem sepse është vendi i bukur, ka plot histori. Njerëzit mikritës dhe ushqimi i shijshëm. Vend i bukur dhe cdo gjë perfekte”, u shpreh një tjeter.

Qyteti i Vlorës gjatë sezonit veror ishte destinacioni më i preferuar i të huajve.

.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?