Foto ilustruese

Politikë

Mbërrin në Rinas kancelarja gjermane Angela Merkel, pritet nga ministraja Xhaçka: Mirënjohje për mbështjen për integrimin në BE

14 Shtator 2021, 09:58| Përditesimi: 14 Shtator 2021, 10:30

  • Share

Ka mbërritur në Rinas avioni i kancelares gjermane Angela Merkel dhe delegacioni i saj, që do të zhvillojë vizitën në Tiranën zyrtare. Merkel është pritur nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf dhe nga ambasadori i Shqiperise ne Gjermani, Artur Kuko.

Kancelarja gjermane do të takohet në Tiranë edhe me liderat e Ballkanit Perëndimor

"Nder dhe kënaqësi t’i uroja mirëseardhjen Kancelares Gjermane, Angela Merkel, e cila mbërriti në Tiranë për takime të rëndësishme me Kryeministrin Edi Rama dhe liderët e rajonit. Mirënjohje për mbështetjen e saj për integrimin  të Ballkanit Perëndimor si dhe për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e rajonit tonë", shkruan Xhaçka.

 

Mbërrin në Rinas kancelarja gjermane Angela Merkel dhe delegacioni i saj

Lajmi kryesor:

Merkel në Tiranë, u prit me ceremoni shtetërore! Rama e nderon me medaljen 'Ylli i Mirënjohjes Publike': Danke Angela! Kancelarja: Kënaqësi të bashkëpunoja me ju


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?