Mbërrin në Izrael Blinken, ja çfarë pritet të diskutojë me Netanyahun

30 Prill, 21:38| Përditesimi: 30 Prill, 21:41

  • Share

1714506042_egrwegrwegrwerg.JPG

Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në aeroportin “Ben Gurion”, afër Tel Avivit, dhe nesër do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Jeruzalem për të diskutuar, ndër të tjera, për përpjekjet për të arritur një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit.

Blinken do të vizitojë edhe portin e Ashdod, nga ku mbërrijnë ndihmat humanitare në enklavën palestineze, siç njoftoi Presidenca e Këshillit të Ministrave.

Para takimit me Netanyahun në Jeruzalem, diplomati amerikan do të pritet nga presidenti izraelit Isaac Herzog.

Vizita e tij vjen në një moment kyç në mesin e bisedimeve për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuara nga Katari, Shtetet e Bashkuara dhe Egjipti.

Sipas mediave të huaja, marrëveshja përfshin përfshin shkëmbimin e 33 pengjeve të gjalla për një numër të pacaktuar të burgosurish palestinezë, si dhe kthimin e palestinezëve të zhvendosur në veri të Gazës.


Lajmi kryesor:

Lufta në Gaza/ Aprovohet plani për Rafah, 72 orë vendimtare! Delegacioni i Hamasit largohet nga Kajro, pritet përgjigja për armëpushim


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?