Mbaruan festat e pushimet, shqiptarët largohen nga atdheu për në shtëpitë e tyre! Fluks në Kapshticë, Muriqan dhe Han i Hotit

Shqiptarët të cilët jetojnë jashtë dhe ndërrimin e viteve zgjodhën ta kalonin në atdhe, kanë nisur kthimin drejt shtëpive të tyre. Kjo shoqërohet dhe me fluks në pikat kufitare. 

Në doganën e Kapshticës sipas informacioneve të siguruara nga Report Tv rradhët janë krijuar pasi pala greke po punon me sportele të reduktuara duke sjellë rradhë jo vetëm në tokën neutrale por edhe në anën tonë.

Ndërkohë sipas burimeve zyrtare pranë drejtorisë së kufirit është bërë me dije se kanë folur me palën greke dhe kanë rënë dakord që të hapen sportele të tjera.

Aktualisht pala greke ka hapur 4 sportele dhe kjo situatë pritet të normalizohet në vijim.

Ndërkohë pala shqipëtare vijon të punojë me 6 sportele.

Edhe pikat kufitare e Muriqanit dhe ajo e Hanit të Hotit, prej datës 2 janar po përballen me fluks të shtuar veçanërisht në dalje.

Më së shumti janë shqiptarët e Kosovës ata të cilët pas festimeve në vendlindje, tashmë po lënë vendin për të shkuar në shtetet ku jetojnë e punojnë

Këtë të premte (5 janar) është punuar me 4 sportele në dalje dhe 2 në hyrje, si dhe me procedura të përshpejtuara në mënyrë që të mos krijoheshin pritje të mëdha. Sipas të dhënave nga Pika Kufitare e Muriqanit në 3 ditet e para të janarit kanë lënë vendin tonë rreth 18 mijë shtetas ndërkohë që kanë hyrë 14200 të tjerë.

Lajmi ne perditesim... 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?