Kandidatja e LSI në qarkun e Shkodrës, Myrvete Asqeri

Politikë

Mbaroi universitetin para gjimnazit, kandidatja e LSI në Shkodër çudit me CV e saj

21 Prill 2021, 11:09| Përditesimi: 21 Prill 2021, 11:35

  • Share

Mbrëmjen e djeshme emisioni “Top Story” ka publikuar CV e njërës prej kandidateve për deputete të LSI në qarkun e Gjirokastrës, Myrvete Asqeri.

Ajo që bie në sy në CV e kandidates për deputetet është fakti se 39-vjeçarja, numri 2 në listë, ka mbaruar njëherë shkollën e lartë e më pas të mesmen.

Si është e mundur? Në CV e plotësuar nga Myrvete Asqeri pasqyrohet se nga viti 2000 deri në 2004, ishte studente në Universitetin e Gjirokastrës, ku edhe u diplomua për Kontabilitet Financë.

Ndërkohë nga viti 2009 deri në 2012, siç shihet edhe nga CV, ajo ka qenë nxënëse në shkollën e mesme të përgjithshme “Asim Zeneli” po në Gjirokastër.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një falsifikim dokumenti apo një lapsusi nga kandidatja për deputete.

CV e kandidates së LSI në qarkun e Shkodrës, Myrvete Asqeri:

1618996263_KryemadhiGjirokaster7.jpeg

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?