Doganierët grekë mbyllin grevën, hapen 4 pikat kufitare me Greqinë! Në Kapshticë mbi 3 km radha e kamionëve me mallra në pritje për të hyrë

4 Prill, 08:07| Përditesimi: 4 Prill, 18:52

  • Share

Pas bllokimit 48 orësh, sot u hapën të gjitha pikat doganore që lidhin Shqipërinë me Greqinë. Bëhet fjalë për 4 pikat kufitare Kakavijë, Kapshticë, Tre Urat e Qafë-Botë.

Pikat doganore u hapën në orën 05:30. Në Kapshticë u vu re fluks i lartë i lëvizjes, kryesisht të kamionëve të transportit të mallrave, të cilët ishin parkuar dhe prisnin të hapej trau. Radha e kamionave shkoi në 3 kilometra.

Po kështu në e Piken Kufitare te Kakavijes me dhjetëra kamionë të mallrave kanë mbetur disa orë në pritje për tu zhdoganuar.

Kujtojmë se përgjatë 48 orëve u pezullua plotësisht qarkullimi i çdo lloj automjeti, autobusi, kamioni dhe qytetarëve me bagazhe. Nga kjo situatë u përjashtuan rastet emergjente dhe qytetarët të cilët kalojnë në këmbë. Shkak u bë greva e doganiereve greke për paga më të mira dhe kushte pune.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?