Mbarojnë pushimet! Debati politik rinis me të ‘shkuarën’! Nismat e PD-PS kundër komunizmit diskutohen të premten

30 Gusht 2022, 20:53| Përditesimi: 30 Gusht 2022, 21:00

  • Share

Edhe pse një verë jo e qetë politkisht, e premtja e parë e shtatorit kthen debatet  politike në këtë fillim sesioni të ri parlamentar. Në orën 11:00 të paradites, në kryesinë e Kuvendit do të mblidhet konferenca e kryetarëve që do të përcaktojë axhendën e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë.

Pika e parë e takimit të debateve nxehta mes mazhorancës dhe opozitës do të jenë qëndrimet për ish sigurimsat në administratë dhe dekomunsitizimin e shoqërisë.

Partia Socialiste pas konstatimit të fundit nga Autoriteti i Dosjeve që një politikan i lartë është i përfshirë në dosjet e ish-sigurimit, kërkon ndryshime ligjore për të kaluar në sitë të gjithë figurat publike pavarësisht nëse ata kanë një çertifitkatë të pastërtisë së figurës nga komisionet Mezini-Bezhani.

Bashkëngjitur me këtë kërkesë, PS propozon ndërhyrjen edhe në Kodin Zgjedhor, ku kërkon që të gjithë ata politikanë që kanë pasur lidhje më ish-sigurimin e shtetit dhe strukturat e persekutimit komunist, të mos lejohen që të mbajnë apo të kandidojnë për poste publike.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike kërkon që dokumentet e ish sigurimit të shtetit të askesohen nga të gjithë jo vetëm nga të prekurit duke shtuar edhe dënimin me ligj shfaqjen e simboleve të komunizimit  në aktivitete të ndryshme. 

Pas mbledhjes së konferencë së kryetarëve, gjithçka pritet të vijojë në komisionet përgjegjëse si dhe më pas në seancën plenare për t’i kaluar me votë në sesionin i ri parlamentar dhe politik. Deri në këto momente, Partia Demokratike ka dorëzuar në kuvend 3 iniciativa për të cilat zotohet se do t’i shkojë deri në fund. Ato janë: Hapja e plotë të dosjeve, ndalimi i simboleve komuniste, kujtesa kolektive për kampin e Tepelenës dhe burgun e Spacit.

Pak ditë më parë, kreu i grupit parlamentar i PS Taulant Balla, është shprehur se në shtator do të bëhen përpjekje për të larguar nga parlamenti Sali Berishën, pasi e cilësoi të papranushme që një ish sekretar partie përdhos institucionin me gjuhën e tij.

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?