Mbappe 'thyen' heshtjen për talljet e bëra nga portieri i Argjentinës gjatë festimeve

29 Dhjetor 2022, 11:24| Përditesimi: 29 Dhjetor 2022, 14:49

  • Share

Mbappe më në fund i është përgjigjur talljeve të bëra nga portieri i Argjentinës, pasi udhëhoqi PSG-në në një fitore të minutës së fundit ndaj Strasburgut. Mbappe ka deklaruar kategorikisht se nuk po e harxhon energjinë e tij për gjëra të tilla që sipas tij janë absurde.

“Gjithmonë duhet të jesh një lojtar i drejtë dhe festimet (e tij) nuk janë problemi im, unë nuk harxhoj energji për gjëra të tilla absurde”, tha Mbappe.

Mbappe ka komentuar edhe humbjen e dhimbshme në finalen e Kupës së Botës FIFA ndaj Argjentinës.

“Humbja e asaj finale më bëri të jetoj orë të vështira. Kjo është arsyeja pse u ndjeva më mirë kur fituam sot dhe arrita të shënoja golin e fundit”, tha ai për konvertimin e një penalltie në fitoren 2-1.

“Sepse nuk është faji i klubit tim që humbëm finalen e botës me ekipin francez. Tani më duhet të jap gjithçka për PSG-në”, tha ai.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?