Mbante thika, shkop bejsbolli dhe municion luftarak në banesë, pranga 30-vjeçarit në Dibër

22 Nëntor 2023, 09:35| Përditesimi: 22 Nëntor 2023, 09:44

  • Share

DIBËR- Një 30-vjeçar është arrestuar në Dibër në kuadër të operacionit ‘Sundimi i Ligjit’, pasi mbante në banesë armë të ftohta dhe municion luftarak.

Si rezultat i kontrollit në banesën e shtetasit E.T.,  shërbimet e Policisë, gjetën të fshehura dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 thika të përmasave të ndryshme, municion luftarak dhe një shkop bejzbolli.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.  

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 22/11/2023 15:03

    Po clidhje ka me mbajt thika ato shiten kudo neper dyqane si puna fishekzjarreve qe nuk lenohen me ligj por shiten prap. E njejta gje eshte edhe kjo. Hajde shtet hajde. Ai eshte apasionant nese ben krim atehere po. Por per kete jan strukturat e policise qe gjasme me metoda speciale. Ah medet shqiperia...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?