Armët e sekuestruara nga Policia e Durrësit në banesën e 19-vjeçarit

Mbante pistoletë, fishekë dhe thikë në banesë, arrestohet 19-vjeçari në Durrës

14 Shkurt 2022, 09:54| Përditesimi: 14 Shkurt 2022, 09:56

  • Share

Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit. Mësohet se i riu në banesë mbante një armë zjarri pistoletë. Policia ka sekuestruar gjithashtu edhe një sasi fishekësh dhe një mjet prerës thikë.

Njoftimi i Policisë
Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen një thikë pistoletë dhe një sasi municioni luftarak. Vihet në pranga 19-vjeçari që i posedonte. Në vijim të kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, të cilët përditë e më shumë po bashkëpunojnë me Policinë, duke denoncuar çdo rast të paligjshmërisë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. C., 19 vjeç,  banues në Sukth, Durrës.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një thikë pistoletë dhe një sasi fishekësh.  Materialet hetimore i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falënderon qytetarët që besojnë dhe bashkëpunojnë me Policinë, për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?