Arma që iu gjet 40-vjeçarit

Mbante pistoletë, drogë dhe armë të ftohta në makinë dhe shtëpi, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

28 Gusht 2023, 09:43| Përditesimi: 28 Gusht 2023, 09:56

  • Share

Një 40-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pas një kontrolli të ushtruar fillimisht në automjetin e tij, e më pas në banesë ku u gjetën drogë, armë zjarri dhe municione luftatrake.

Gjatë operacionit, në bulevardin "Bajram Curri", shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues G. H., në të cilin kanë gjetur dhe sekuestruar heroinë, 1 thikë dhe 1 palë dylbi.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e 40-vjeçarit të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 pushkë pneumatike, 1 armë zjarri pistoletë, 1 dorezë me mekanizëm si pistoletë për të realizuar qitje, 1 shënjestër optike, 1 thikë dhe municion luftarak. 

Si rezultat u bë arrestimi i shtetasit G. H., 40 vjeç, banues në Tiranë. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?