Armët e sekuestruara

Kronikë

Mbante në shtëpi automatik, pushkë, 8 krëhra me 232 fishekë luftarak, arrestohet 57-vjeçari në Lezhë

20 Korrik 2021, 09:32| Përditesimi: 20 Korrik 2021, 07:37

  • Share

LEZHË- Një 57-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet për mbajtje pa leje e armëve  dhe municionit luftarak.

Në pranga ka rënë V. K., 57  vjeç, banues në fshatin Markatomaj, Lezhë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë dhe 8 krehra me 232 fishekë luftarak.  

“Operacioni nga strukturat e DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë. Sekuestrohen 2 armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

-V. K., 57  vjeç, banues në fshatin Markatomaj, Lezhë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë dhe 8 krehra me 232 fishekë luftarak.  

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, thuhet në njoftim.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?