Dervish Hasi

U la në burg nën akuzën e trafikut të të miturve dhe pornografisë, pretendimi i Dervish Hasit: Ma ka bërë dikush këtë gjë, jam një nga mjekët më të mirë

7 Shkurt, 13:25| Përditesimi: 7 Shkurt, 15:04

  • Share

TIRANË- Gjykata ka lënë në burg mjekun kardiokirurg Dervish Hasi i akuzuar për trafikim të të miturve dhe pornografi. Ditën e djeshme, ai u përfaqësua nga avokati Ndeu Pjetra i cili kërkoi shtyrjen eseancës për sot për t’u njohur me aktet pasi në shkallën e parë ishte mbrojtur nga avokati Roland Islami.

Avokati i Dervish Hasit në gjykatë ka parashtruar argumentin se përderisa nuk ka ligj që ndalon martimin me disa persona, nuk ka vepër penale. Ndërsa për videon që pretendohet se është filmuar nga Dervish Hasi me 3 partneret e tij dhe 16 vjeçaren, avokati u shpreh se nuk ka asnjë provë pasi nuk është publikuar askund.

Ndërsa vetë Dervish Hasi duke e cilësuar veten si “një ndër mjekët më të mirë”, ka pretenduar në gjykatë se pas arrestimit të tij fshihet dikush.

Mjeku i arrestuar ka mohuar se ka abuzuar seksualisht me 16-vjeçaren siç pretendohet, duke dëshmuar se kishte një martesë me të me dëshmitarë. E mitura, e cila në atë kohë ishte vetëm 14 vjeçe dhe mjeku Hasi janë njohur në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Hasi kishte edhe 3 gra të tjera në banesë, teksa e mitura do ishte gruaja e tij e katërt.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loran: 08/02/2024 11:37

    Po cmjek i mir timmor zgjyr mor zhuls

    Përgjigju
  • Mohammad: 07/02/2024 23:33

    Or mire e ke ti se ktu na solli ajo cna la peshqesh ramiz alia e xhelil gjoni,sali berishen qe i beri m*tin ketij veni.

    Përgjigju
  • moderni: 07/02/2024 20:23

    Ik mor te dh.. mjekrren

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?