Foto ilustruese

Mbante në makinë fenelina të policisë, nis hetimi për të riun në Shkodër

24 Mars, 15:45| Përditesimi: 24 Mars, 15:49

  • Share

Policia e Shkodrës ka nisur hetimin në gjendje të lirë për një 20 vjeçar pasi, në mënyrë të kundraligjshme, mbante në makinën e tij fenelina policie, për të cilat ishte i paautorizuar që t’i përdorte.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. K.,20 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, iu gjetën disa fenelina të ngjashme me ato të Policisë”, njofton policia.

Në Shqipëri, ndodh shpesh që të përdoren në mënyrë abuzive fenelina policie, duke u kthyer në një problem serioz për trafikun.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?