Arma e sekuestruar

Mbante me vete drogë dhe ekstazi, arrestohet 25-vjeçarja në Tiranë! Në banesë iu gjet dhe një armë

4 Qershor 2023, 13:33| Përditesimi: 4 Qershor 2023, 13:37

  • Share

Një vajzë 25-vjeçare është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi mbante me vete lëndë narkotike dhe ekstazi.

E reja e identifikuar U,SH, e cila mbante me vete lënde narkotike kanabis dhe ekstazi ka rënë në prangat e bluve të Tiranës.Gjithashtu gjatë një kontrolli në banesën e saj, u gjet një armë zjarri pistoletë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike kanabis dhe ekstazi, së bashku me armën e zjarrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ximi: 07/06/2023 22:03

    me mire trajtohen keta tipat e droges ne shqiperi, sesa intelektualet opozitare. cfare mut shteti eshte ky? narkoshtet socialist. kam nje trafikant droge ne lagje qe e trajton shteti me respekt. kurse ne intelektualeve opozitare na perze nga pas me policine mafjoze

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?