Foto ilustruese

Mbante magazinën me ushqime dhe veshje kontrabandë, arrestohet 59-vjeçari në Korçë

4 Maj 2022, 13:48| Përditesimi: 4 Maj 2022, 13:49

  • Share

KORÇË- Policia e Korçës ka vënë në pranga një 59-vjeçar pasi mbante në një magazinë në pronësi të tij produkte ushqimore kontrabandë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e M.B në Bilisht, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale produkte ushqimore dhe veshje të ndryshme me mbishkrime në gjuhën greke, pa dokumentin përkatës.

 Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?