Foto ilustruese

Mbante lokalin hapur pas 'orës policore', gjobitet me 1 milion lekë pronari i lokalit në Kuçovë

1 Dhjetor 2020, 10:02| Përditesimi: 1 Dhjetor 2020, 10:16

  • Share

Pronari i një lokali në Kuçovë është gjobitur me 1 milionë lekë pasi është konstatuar se e ka mbajtur biznesin e tij hapur edhe pas orës 22:00, duke shkelur kështu Aktin Normativ për masat anti -COVID.

Policia e Beratit njofton se biznesi ndodhet në lagjen “Tafil Skëndo”, në Kuçovë.

Njoftimi i plotë i Policisë Berat

Vijojnë kontrollet nga Policia e Beratit për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, 1 subjekt në Kuçovë, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Strukturat e Policisë Berat, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë subjektin në pronësi të shtetasit D. K.

Në lagjen “Tafil Skëndo”, Kuçovë, pasi u konstatua i hapur dhe duke i shërbyer klientëve pas orës 22:00, në kundërshtim me Aktin Normativ.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?