Foto ilustruese

Mbante kallashnikov në banesë, në pranga 31-vjeçari në Durrës! Para disa vitesh tentoi të vrasë me automatik punëtorët që po ndërtonin rrugën

4 Mars 2023, 10:13| Përditesimi: 4 Mars 2023, 10:26

  • Share

DURRËS- Një 31-vjeçar është vënë në pranga pasi iu gjetën kallashnikov dhe fishekë të fshehura në banesë.

Eduart Gjika është vënë në prangat e policisë pasi mbante të fshehur armë të rrezikshme në banesën e tij. Por historiku me armëmbajtje pa leje nuk është risi për 31-vjeçarin. Në vitin 2017, Gjika ka tentuar të vrasë ka tentuar të vrasë me armë zjarri punëtorët e një firme ndërtimi, të cilët po rikonstruktonin aksin rrugor Lalëz-Bizë.

I riu doli nga banesa me automatik në dorë dhe ka qëlloi disa herë në ajër, duke kërcënuar punëtorët e firmës.

Kallashnikovi i sekuestruar

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?