Mbante hapur lokalin në Durrës në kohë pandemie dhe pa licensë, procedohet 31-vjeçarja! Policia ndalon edhe një 15-vjeçar pa patentë

12 Maj 2020, 12:06| Përditesimi: 12 Maj 2020, 12:14

  • Share

Një qytetar në Durrës është proceduar në gjendje të lirë, pasi mbante hapur lokalin në kundërshtim me aktin normativ të koronavirusit. Jo vetëm kaq, por 31-vjeçarja ushtronte aktivitetin edhe pa licensën përkatëse.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në Durrës janë proceduar edhe drejtues mjetesh. Njëri prej tyre A. P., 57 vjeç, banues në Shijak, është konstatuar teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ne masën 0.59 mg/litër.

Sakaq një tjetër shtetas, I. M., 15 vjeç, është proceduar në gjendje të lirë, pasi u konstatua nga policia duke drejtuar mjetin pa patente.

Për të tre këto raste çështjet janë referuar në prokurori, me akuzat "Fshehja e të ardhurave", "Mospagimi i taksave dhe tatimeve" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?