Pamje nga arsenali i armëve

Mbante arsenal armësh në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Mat, nën hetim babai

23 Shkurt, 09:58| Përditesimi: 23 Shkurt, 10:03

  • Share

DIBËR- Një 21-vjeçar ka rënë në pranga të policisë së Matit pasi i është gjetur në banesë një arsenal armësh, ndërsa në hetim është vënë babai i tij, H. R., 56 vjeç.

Bëhet e ditur se në kuadër të operacionit policor të koduar "Weapons", është prangosur Rigers Reçi.

Gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Karicë, u gjetën të fshehura: 1 kallashnikov, 3 armë gjuetie, 1 armë zjarri pistoletë, 114 fishekë dhe 2 kapuça në formë maske, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.  

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?