Arma e sekuestruar nga Policia

Kronikë

Mbante armë zjarri pa leje në banesë, arrestohet 22-vjeçari në Korçë

11 Korrik 2021, 10:47| Përditesimi: 11 Korrik 2021, 10:52

  • Share

KORÇË- Një 22-vjeçar është arrestuar pasi nga kontrolli i ushtruar nga Policia në banesën e tij i është gjetur një armë zjarri pa leje. 22-vjeçari është identifikuar si Renato Lipe.

Renato Lipe rezulton i dënuar edhe më parë për armëmbajtje pa leje. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë dhe një krëhër me 3 fishekë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

“Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe strukturat në vartësi të saj, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje, organizuan shërbimet, lokalizuan personin dhe ushtruan kontoll në banesën e tij, ku gjetën një armë zjarri tip pistoletë dhe një krëhër me tre fishekë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. L., 22 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje)", shkruhet në njoftimin e Policisë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?