Automatiku që mbahej pa leje në Lezhë

Mbante armë të fshehur në oborr, në pranga 57-vjeçari në Lezhë

7 Shtator 2022, 10:19
  • Share

Një 57-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi mbante armë pa leje në shtëpi. Pasi mori informacione se 57-vjeçari RR.K. kishte armë, policia shkoi për kontroll në banesën e tij, ku gjeti një automatik të fshehur në ambientet e jashtme të shtëpisë.

Për këtë, mbi RR.K. rëndon vepra penale "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".    

Arrestimi u bë në kuadër të operacionit të koduar “Garden”, ndërsa policia njoftoi se operacioni për evidentimin e armëmbajtjeve pa leje vijon. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?