Nga Shkodra drejt Rinasit për të shitur armë, arrestohet 45-vjeçari, iu gjet edhe kokainë e kanabis (EMRI)

27 Shkurt, 10:30| Përditesimi: 27 Shkurt, 10:49

  • Share

TIRANË- Kreshnik Burrja, 45-vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës pasi është kapur me armë të cilat kishte si qëllim që t’i shiste.

Sipas policisë 45-vjeçari, banues në Shkodër po transportonte armët e zjarrit nga Shkodra drejt Rinasit. Gjatë kontrollit policia i gjeti 45-vjeçarit, 2 armë zjarri pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Pas arrestimit në Tiranë, policia ushtroi kontroll në banesën e tij, në Shkodër, dhe gjeti 1 armë zjarri shotgan me municion luftarak, 1 pistoletë pneumatike me ajër, doza kokaine, sasi kanabisi, fara të dyshuara narkotike kanabis, përforcues grushti dhe mjete prerëse thika.

Nga verifikimet e kryera dyshohet se 45-vjeçari i arrestuar i ka siguruar armët e zjarrit, me qëllim shitjen e tyre. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mbeshtetja: 28/02/2024 02:15

    Po I kishte per zelenskin more idiots. Nuk guxon robi te japi kontributin e tij. Pse breda zelenski never bote???? Per arme dhe para. Armet I shet dhe mer prap para

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?