Arma e sekuestruar

Mbante armë pa leje, në kërkim 51-vjeçari në Librazhd! Në banesë iu gjet automatik dhe municion luftarak

2 Nëntor 2023, 11:27| Përditesimi: 2 Nëntor 2023, 12:27

  • Share

Një 51-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia Librazhd, pasi mbante armë pa leje në banesë.

Blutë, në bazë të informacineve të marrë, kanë gjetur në banesën e tij 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri tip “Belçik”, krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi A. D., 51 vjeç, banues në fshatin Dranovicë, njësia administrative Lunik, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia ka gjetur 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri tip “Belçik”, krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për kapjen e 51-vjeçarit”, njofton policia.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme. 

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?