Armët e sekuestruara

Mbante armë pa leje në banesë, arrestohet i moshuari në Librazhd! Sekuestrohet një kallashnikov

10 Tetor 2023, 09:59| Përditesimi: 10 Tetor 2023, 10:04

  • Share

LIBRAZHD- Një 80-vjeçar në Librazhd është vënë në prangat e policisë pasi mbante armë pa leje në banesë.  Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov dhe fishekë luftarak. Për poseduesin e tyre, për shkak të moshës, prokurori kërkoi caktimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Gjatë kontrolleve në këtë banesë, u gjetën të fshehura 1 armë zjarri kallashnikov dhe disa fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?