Mbante 22 kg kanabis në banesë me qëllim për ta shitur, në pranga 48-vjeçari në Korçë

9 Mars, 12:49| Përditesimi: 9 Mars, 13:57

  • Share

KORÇË- Florand Xhabej është arrestuar nga policia, pasi në banesë mbante kanabis, me qëllim për të shitur.

Në banesën e 48-vjeçarit, banues në fshatin Vashtëmi, Korçë, u gjetën 22 kg lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në pako.

Sasia e lëndës narkotike së bashku me 1 automjet dhe 1 celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

‘Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se ky shtetas ushtronte veprimtarinë e paligjshme të prodhimit e shitjes së narkotikëve, shërbimet e Policisë organizuan punën me qëllim lokalizimin e tij. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Vashtëmi, u gjetën 22 kg lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në pako. Sasia e lëndës narkotike së bashku me 1 automjet dhe 1 celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.'- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?